A e sfidoi Rama sot opozitën? Ish-ministri: Bëri punën e tij

23.03.2019 19:59:16

Ish-ministri i Financave, Arben Ahmetaj tha nga studioja e emisionit “Kjo Javë” në News 24 se Kongresi i PS-së hapi rrugën për përgatitjen e zgjedhjeve lokale si dhe për vijimin e reformave të rëndësishme të vendit.

Ai hodhi akuza të forta ndaj opozitës, ndërsa tha se sa herë Shqipëria ndodhet përballë sfidave të mëdha, opozita del në rrugë dhe bën rolin e pengueses.

“Kongresi ishte në parapërgatitje për zgjedhjet lokale si ishte një fokus të reformat e deritanishme dhe të gjithë reformat që do të vijojnë edhe më tej. Partia e vetme, që ka treguar maturi në vitet e tranzicionit. Është partia e vetme që nuk ka përdorur dhunë  he nuk është treguar egoiste. Është partia që ka pasur fatin e vështirë që ta marrë Shqipërinë nën rrënoja dhe ta rimëkëmbte siç ka qenë ’97. Partia Demokratike ka treguar papërgjegjshmëri“, tha ai.

Por a i ishte një sfidë për opozitën ajo që tha kryeministri Edi Rama sot në sheshin “Nënë Tereza”. Edh kjo çështje u analizua nga Arben Ahmetaj, teksa u pyet nga gazetarja Nisida Tufa.

“Kanë ndjekur mandatet vetë. Me ose pa ndërgjegjen e tyre. Qëllimin e dinë vetë ata. Të largohesh nga parlamenti është ekstreme dhe jo politike. Të dalësh në rrugë kur të gjithë presin hapjen e negociatave. Sa herë vendi ndodhet përballë zhvillimeve të mëdha ata prodhojnë ngërçe artificiale. Kryeministri nuk bën sfidë, por bën punën tij. Ne po përgatitemi për zgjedhje. Do vish në zgjedhje mbi bazë të një legjislacioni. Hajde në tryezë dhe ta përmirësojmë dhe të bej më transparent procesin. të bërtasësh përtej gardhit: Na vodhën votën. Pse kështu do vijojnë pas 30 vitesh partitë? Zërë mend dhe mos më hajde me sharje. Hajde në zgjedhje dhe fito”, tha ai.