A është e përgatitur Shqipëria nëse mbërrin varianti britanik i Covid? Rakacolli: Varet sa e madhe do jetë…

22.12.2020 14:12:07

Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli u shpreh se janë të përgatitur nëse varianti britanik i koronavirusit mbërrin edhe në Shqipëri, që mund të çonte në një valë tjetër në rritjen e numrit të të sëmurëve dhe të shtruarve në spitale.

E ftuar në studion e ‘ABC’, Rakacolli u shpreh se në këtë situatë po çedojnë edhe sisteme të forta shëndetësore në botë, megjithatë ata janë të përgatitur.

“Ne jemi të përgatitur. Varet sa madhe do të jetë vala tjetër. Po çedojnë sisteme shëndetësore të forta. Ne mendojmë që po me përgatitjen që kemi bërë sidomos me strategjinë vjeshtë-dimër”, tha ajo.