Zemaj takon Orlandon, Italia vazhdimisht ishte pranë Kosovës

22.12.2020 14:15:44

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është pritur nga ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj.

Zemaj derisa ka njoftuar për takimin me Orlando thotë se Italia ka mbështetur Kosovën si në aspektin ushtarak, civil e humanitar e me fokus në shëndetësi.

“Është kënaqësi ta takoj mikun tim, ambasadorin Italian, Nicola Orlando. Gjatë gjithë rrugëtimit të shtetndërtimit të Kosovës e deri më sot, kur të dyja vendet po përballemi me Covid 19, Italia ishte pranë Republikës së Kosovës, me mbështetje si në aspektin ushtarak, civil e humanitar, me fokus në shëndetësinë e Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka thënë edhe se “Miqësia e Orlando, është vlerë për shtetin e Kosovës.”