A është kjo rruga ilegale që hyri Gjuriq në Kosovë?

26.12.2016 14:19:25

Katër vjet pasi mënyra e kalimit nga Serbia në Kosovë është definuar me Marrëveshjen për Menaxhimin e Integruar të Kufirit (IBM) dhe me vendosjen e doganës, edhe më tutje është e mundur që të kalohet pa asnjë kontroll.

 Drejt një “rruge të këtillë alternative” të drejtojnë edhe shenjat e trafikut, por njëkohësisht nuk ka lajmërime se udhëtarët do të hyjnë në Kosovë jashtë rrugëve ligjore.