Nuk gjendet asnjë mjet shpërthyes në stacionet hekurudhore në Moskë

26.12.2016 14:23:09

Policia ruse ka thënë sot se nuk është gjetur asnjë mjet shpërthyes në tri stacionet hekurudhore në Moskë, raporton agjencia ruse e lajmeve, TASS.

Rreth 3.000 persona u evakuuan nga stacionet hekurudhore Kazansky, Leningradsky dhe Yaroslavsky në Moskë, transmeton Express.

Policia u detyrua t’i evakuonte të tri stacionet për shkak të kërcënimeve me bomba që kishte marrë sot në mëngjes.

Por, siç duket kërcënimet me bomba ishin të rreme.