Studiuesit australianë po verifikojnë testimin njerëzor në shkallë të gjerë për të parë nëse një vaksinë e përdorur prej dekadash për të parandaluar tuberkulozin mund të mbrojë punonjësit e kujdesit shëndetësor nga infektimi me COVID-19.
Testi i vaksinës Bacillus Calmette-Guerin (BCG) do realizohet mbi 4,000 punonjës të shëndetesisë në spitalet anekënd Australisë për të përcaktuar nëse mund të reduktojë vërtet simptomat COVID-19, thanë ekspertët e Institutit Kërkimor Murdoch në Melbourne.
“Megjithëse u krijua fillimisht kundër tuberkulozit dhe ende u jepet për këtë qëllim mbi 130 milionë bebeve çdo vit, BCG gjithashtu rrit imunitetin” dhe mund t`i vijë sidomos në ndihmë atyre që janë në vijën e parë të luftës me koornavirusin, tha drejtuesi kryesor i studimit, Nigel Curtis.
“Shpresojmë të shohim një ulje të ashpërsisë së simptomave të COVID-19 tek personat të cilëvë do t`iu administrohet kjo vaksinë”, shtoi ai. Testimi do të nisë brenda pak javësh me shpresën e madhe që të japë rezultat.