A i mbeti hatri Veselit që qyteti i tij s’e votoi PDK-në?

20.11.2017 16:55:04

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, i pyetur nëse i ka mbetur hatri që qytetarët nuk e kanë votuar PDK-në në qytetin e tij, Mitrovicë, ka thënë se jo.

“Jo valla hiç”, ka thënë Veseli, duke e uruar Agim Bahtirin për fitoren e tij.

Ai po ashtu, duke folur rreth rezultatit të PDK-se (në përgjithësi), ka thënë se ky rezultat është i mirë, porse ai mbahet përgjegjës për çfarëdo rezultati.

“Unë mbahem përgjegjës edhe për sukses edhe për çfarëdo rezultati. PDK ka arritur të ketë rezultat pozitiv. Në të njëjtën kohë rezultati qe ka qenë pas balotazhit nuk jam i kënaqur”, ka shtuar ai.