A janë prishtinasit qytetarët që thithin ajrin më të ndotur në Evropë?

17.12.2016 21:32:14

A janë prishtinasit qytetarët që thithin ajrin më të ndotur në Evropë? Kush dhe pse po ua nxinë atyre mushkëritë?

Sa i ndotur në të vërtetë është ajri dhe me çfarë substanca është i përzier? Çfarë sëmundje rrezikojnë të fitojnë kryeqytetasit si pasojë e kësaj papastërtie? Cilat janë zonat ku ndotja është përtej çdo kufiri të lejuar? Kush është personi që pretendon se e ka gjetur mënyrën për të shpëtuar nga fëlliqja e ajrit?

Ku po shkojnë paratë të cilat qytetarët i paguajnë për taksën e destinuar si Fond Ekologjik?

Përgjigjet në këto, por edhe në shumë pyetje tjera lidhur me shqetësimin e madh të prishtinasve, të quajtur “ajër i ndotur”, mund t’i merrni në storjen e përgatitur nga Klan Kosova.

Ndërkaq, shqetësime për jarin e ndotur kanë banorët e lagjes “Arbëria” (Dragodani). Por, si lagja me ajrin më të keq është “Dardania”, për shkak të frekuentimit të numrit të madh të veturave.

Parametrat e ndotjes së ajrit janë shqetësuese edhe në lagjen “Kodra e Trimave”, ndërkaq gjendja më e mirë është te “Bregu i Diellit” dhe “Sofalia”. /Klan Kosova/