Arrestohet avokati i njohur Genc Gjokutaj

17.12.2016 21:33:50

Avokati i njohur Genc Gjokutaj është arrestuar nga Policia e Tiranës mbrëmjen e sotme.

Avokati ka qenë me makinë në momentin që policia e ndaloi dhe e shoqëroi për në komisariat. Në videon më poshtë që disponohet nga Syri.net, duket qartë momenti i ndalimit të tij pranë stadiumit ‘Qemal Stafa’.

Nuk dihen shkaqet e ndalimit të avokatit të njohur. Kur gjithë Policia e Shtetit është në këmbë për të gjetur dhe arrestuar “Eskobarin” e drogës, Kelmend Balili, uniformat blu arrestojnë avokatin Gjokutaj.