Vulin: Në Rashkë u arrit marrëveshja për murin, serbët e Kosovës veprojnë siç u thotë Serbia

04.02.2017 16:39:52

Marrëveshja për murin ne Mitrovicë është arritur vetëm në saje të mençurisë së kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq, ka thënë Aleksandër Vulin.

Ministri i Punës Aleksandër Vulin, duke diskutuar në lidhej  me murin ka shtruar pyetjen se pse një marrëveshje e tillë nuk është arritur 3 ditë më parë, shkruan b92.

“Jam i kënaqur që është arritur marrëveshja, por pyetja e rëndësishme është se pse një marrëveshje e tillë nuk është arritur para tre ditëve. Ajo asesi nuk mund të arrihej para tre ditëve. Pse jo, çfarë po prisnin? Do të doja të shkoja te Komisioni Evropian dhe të tregojë qartë se kush është ai që vonon, kush i shkel marrëveshjet, kush është ai që menjëherë largohet nga mbledhja, kush nuk jep asnjë deklaratë edhe pse shkel marrëveshjet, kush me armë po përpiqet të destabilizojë situatën në territorin e Kosovës dhe Metohisë”, u ka thënë Vulin gazetarëve.

Sipas tij, do të ishte mirë që KE të dilte me qëndrim të qartë se kush kërcënon me armë, akti i tillë është i papranueshëm dhe se kërcënimi më armë nuk mund dhe nuk duhet të negociohet.

Tutje Vulin ka thënë se “pavarësisht përpjekjeve të Prishtinës se Qeveria e Serbisë është e parëndësishme dhe e shtypur nga marrëveshja që tani të gjithë e kuptuan se asnjë serb i Kosovës nuk bënë marrëveshje pa u konsultuar me qeverinë e Serbisë.”

Vulin ka thënë se kryeministri serb në Rashkë tregoi se pa qeveri nuk mund të flitet për Kosovës, serbët e Kosovës janë të vendosur të punojnë më presidentin dhe qeverinë e tyre dhe të zbatojnë atë që bihet dakord.

“Por Evropa si ndërmjetësim në bisedimet tona, duhet të dalë me një qëndrim të qartë, kush po i shkel negociatat dhe të tregojë qartë se kërcënimi me armë është absolutisht i papranishëm”, tha ai.