Thaçi pas marrëveshjes për murin: Të injorojmë retorikën nacionaliste

04.02.2017 16:43:39

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi duke komentuar marrëveshjen për rrënimin e murit në veri ka thënë se duhet të injoruar retorikën nacionaliste dhe të puohet në zgjidhje që integrojnë komunitetet.

Ai përmes Twitterit, Thaçi ka thënë se kjo marrëveshje nënkupton integrim e komuniteteve që respektojnë Kushtetutën.

“Duhet të injorojmë retorikën nacionaliste nga jashtë dhe të përqendrohemi në zgjidhjet që integrojnë komunitetet dhe që respektojnë Kushtetutën, përfshi edhe Asociacionin”, ka shkruar Thaçi.