Profesori amerikan ‘godet’ VV-në e LDK-në: S’po pajtohen për numrin e ministrive që do marrin

18.01.2020 17:19:14

Profesori amerikan, Alon Ben Meir, që njëherit është njohës i mirë i rrethanave politike në Ballkan dhe në Kosovë, po thotë se fakti që Vetëvendosje dhe LDK nuk kanë arritur marrëveshje nuk është shpresdhënës për Kosovën.

Përmes një postimi në Twitter, Ben Meir thotë se e gjithë kjo situatë është krijuar veç për shkak të numrit të ministrive, shkruan lajmi.net.

Ai thotë se qytetarët kanë votuar për ndryshim, dhe ky është drejtimi që atyre u duhet dhënë tani.

“Ende pa marrëveshje mes VV-së dhe LDK-së për qeverinë në Ksoovë. Gjithçka ka të bëj me numrin e ministrive që ata do të marrin. Për fat të keq kjo nuk është situatë shpresdhënëse për qytetarët e Kosovës që votuan për ndryshim – një ndryshim që atyre u duhet tani”, ka shkruajtur ai.