Hoxha plot lëvdata për Odën e Noterëve

27.05.2017 12:42:22
Oda e Noterëve të Kosovës ka shënuar pesëvjetorin e themelimit të saj.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Dhurata Hoxha tha se për këto pesë vjet noteria ka shënuar shumë suksese duke u bërë të besueshëm, si dhe duke ofruar siguri juridike.

Sipas saj, Oda e Noterëve dhe Shërbimi Noterial ballafaqohen me sfida, ndërsa ministria e drejtësisë është krahë tyre për t`ju ndihmuar.

Hoxha më tëj ka potencuar se ministria që drejton është adresa ku do të mund të dëgjohet zëri i noterëve.

Duke përmendur sukseset e noterëve, Arbana Shehu, kryetare  e kësaj ode ka thënë se për themelimin e këtij organi ka pasur shumë sfida dhe pengesa.

Ajo ka deklaruar në bashkëpubim me organet e drejtësisë kanë arritur që të jenë të sukseshëm në këtë drejtim.