KFOR-i do të çmontojë një urë anësore

27.05.2017 12:43:49
Ura gjendet në rrugën Leposaviq – Zveçan​

KFOR-i po kryen punët inxhinierike për të çmontuar urën dytësore Mabey Johnson (MBJ) që gjendet në rrugën Leposaviq-Zvecan mbi lumin Bistricë.

Sipas një njoftimit të KFOR-it, procesi i çmontimit do të fillojë në mënyrë efektive më 29 maj dhe do të zgjasë për një javë.

“Përpjekjet e KFOR-it janë të sigurojë që të ketë ndikim minimal në rrjedhën e trafikut lokal”, thuhet në komunikatën e KFOR-it.