A ke a nuk ke te varri i Rugovës!?

10.02.2020 10:15:17

Retorika e pyetjeve: a ke a nuk ke te varri Rugovës, përditë ka vërshuar portalet e mediat e shkruara dhe elektronike. E bëjnë këtë pyetje analista; gazetar, pushtetar, servilë e oborrtarë. Pyetja ma banale, ma patriarkale, futuriste e folklorike.

Nga: Izet ABDYLI*

Çka nënkupton kjo pyetje sipas tyre. Se ata që shkojnë te varri i tij e nderojnë e respektojnë e ata tjerët jo. O tempora o mores. Ku kemi rënë e me çfarë dokrrash ushqehet opinioni ynë. Unë njoh plot njerëz qe nuk shkojnë për të bërë poza te varri Rugovës por me zemër e bindje janë me filozofinë politike të tij. Po ashtu njoh edhe kategorinë tjetër që bëjnë poza e shqyejnë gurmazin për gjoja besnikërinë ndaj Rugovës po në shpirt janë hipokritë. Prandaj unë nuk e kuptoj gjithë këtë ,,yrysh” duke u vënë etiketa të ndryshme njerëzve deri të cilësimi në shkallë tradhtie nëse nuk kanë qenë te varri i Rugovës. Po ashtu nuk kuptojë kategorinë tjetër që u duartrokasin atyre që mbase për çështje poze e përfitimi politik shkojnë e përulen para varrit të tij edhe pse deri dje kanë derdhur helm e vrerë kundër tij.

Pra a duhet besuar lotëve të krokodilit. Ky mentalitet që po shpërfaqet në pjesën mediale nuk i bënë nderë figurës së Rugovës, për më tepër tregon sa cinikë jemi në vlerësimin e personaliteteve historike. Thjeshtë vlerësimi figurës së Rugovës nuk bëhet as a shkohet, as a nuk shkohet te varri  i tij, as a derdhen lot krokodili, as a derdhen  lot dhembje e ndjesie. Përmasa e figurës së tij tashmë ka zënë vendin meritor në piedestal dhe nuk ka nevojë për tutor as të kategorisë së parë e as të dytë. Parulla rugovistë dhe antirugovistë nuk është asgjë tjetër veqëse nivel primitivizmi i atyre që e trumbetojnë.
Zot ruana nga të paditurit.

*Izet ABDYLI,  veprimtar i LDK-së nga fillimi.