A mbrohet lufta e drejtë dhe e pastër e Kosovës në heshtje, në tribunalin e Hagës?

30.07.2019 17:37:14

Nga: Sinan Kastrati

E kisha të vështirë të gjej një titull të përshtatshëm për luftën e pastër të popullit (shqiptarë) të Kosovës për luftërat e drejta e për luftëtarët trima që luftuan hakikat për mbrojtjen e qenies kombëtare shqiptare në përgjithësi e për Kosovën në veçanti.

Kjo do të vlente edhe për ”luftën” e fundit, vitin 1998 dhe 1999.

Edhe për fjalën ”luftë”, kam dhënë përgjigje, në një nga shkrimet e mia.

Shpesh nga disa kalemgjinj jam kritikuar pse po i fus në thonjëza fjalët ”luftë”, ”betejë” etj.

Në një reagim të para disa vjetëve, në një debat që kisha me Hajdin Abazin dhe disa hyzmeqearë të Hajdinit, (unë i quaja argatë) kur ata më akuzojnë ”pse unë i kam fut ne thonjëza fjalët “betejë”, “luftë”, “luftëtarë” etj., iu kam dhënë përgjigjen kështu: ”Po ua them me shumë krenari: i kam vënë në thonjëza ata që kanë luftuar me thonjëza, sikurse ju që keni luftuar për ”atdhetari” dhe ”humanitet” për të ”mirën e familjeve të Drenicës”! Dhe, që ta dini mirë, nuk ua heq nga thonjëzat sepse do të bëhem mashtrues sikurse ju! Dhe që ta dini mirë, me thonjëzat kanë me mbet të gjithë ata që duan të quhen luftëtarë e që nuk kanë luftuar, siç ka deklaruar edhe ”krye luftëtari” Hashim Thaci, për ”Euronews”: ”Kam qenë larg nga frontet e luftës” (Publikuar më 13.02.2014). Dhe këtë e ka vërtetuar edhe Adem Demaqi: “Faleminderit ndërkombëtarëve, se për neve Serbia do kthehej në Kosovë!”, (lajmi.net, 8 nëntor, 2014.) Por, jo, në asnjë mënyrë, dhe me asnjë fjalë, nuk e kam nënvleftësuar luftën e vërtetë të popullit tim, sakrificën e jashtëzakonshme për liri dhe pavarësi, ku është bërë kurban gjaku i shenjtë (i Familjes Jashari nga Prekazi, Hamzës, shën. shtesëi aut.) Adem Jasharit dhe mijëra luftëtarëve të vërtetë anembanë Kosovës.

Por po i kthehem temës: A mbrohet me të vërtetë lufta e pastër me heshtje në Gjykatën që Hagë, që është themeluar vetëm për krime të luftës dhe vetëm për ish Jugosllavinë (dhe Kosovën)?

Unë mendo se JO.

Po të shohim se çka thonë kryeprotagonistët e kësaj ”lufte”, Fatmir Lima, Ramush Haradinaj dhe çka thuhet për Jakup Krasniqin.

Fatmiri: ”Lideri i NISMA’s, Fatmir LImaj, ka thënë se edhe kësaj radhe Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e UÇK’së. Ka thënë se Kosova do ta kalojë me sukses edhde këtë sfide derisa ka paralajmëruar fitore përballë shpifjeve të luftëtarëve të UÇK’së. Këto komente Limaj i ka bëtë pasi Jakup Krasniqi tregoi se është ftuar nga Specialja. “Ashtu siç ka ditur disa herë ta mbrojë pastërtinë dhe luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, edhe këtë radhë z. Jakup Krasniqi do të dijë ta mbrojë luftën e drejtë të UÇK-së.

Ramushi: ”Haradinaj mbrohet në heshtje në Hagë: Po kthehem i gatshëm për zgjedhjet e reja. Ramush Haradinaj ka përfunduar intervistimin nga Dhomat e Specializuara në Hagë. Ai ka zgjedhur të mos përgjigjet në asnjë nga pyetjet, por me pjesëmarrjen e tij ka kryer obligimin ligjor që t’i përgjigjet ftesë së Speciales, si i dyshuar. Haradinaj pas intervistimin ka deklaruar se do kthehet në Kosovë dhe ëhstë i gatshëm për zgjedhjet e reja, dhe se do e respekton votën e shumicës, pavarësisht për kë shkon ajo. Haradinaj tha se nuk e di pse është i dyshuar, por e di se ëhstë ftuar për shkak të rolit të tij në UÇK”.

Remi: ”Nuk kisha nevojë ta mbroj UÇK-në sepse UÇK-ja më mbrojti mua”15/01/2019 – 19:39

Ish komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafa, i njohur si Komandant Remi, sapo e përfundoi intervistimin dy ditor pranë dhomave të specializuara të Prokurorisë Speciale në Hagë. Ai në një prononcim të shkurtër për KTV tha se unë jam dëshmitar i dyshuar, transmeton Fokusi.info. Pyetjet ishin shumë serioze, por edhe unë u përgjigja shumë seriozisht. Iu kam thënë se do ta mbroj UÇK-në, por në fakt UÇK-ja më mbrojti mua sepse nuk kemi bërë asgjë kundër rregullave”.

Baca i madh, përndryshe Isuf Gashi: ” Isuf Gashi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së e Rahovecit ka njoftuar se i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale është Isuf Gashi, i njohur me nofkën “Baca”. Kjo organizatë ka njoftuar se ai do të intervistohet gjatë ditës së nesërme. Ndryshe, Gashi ishte njëri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit. “I ftuari i radhës nga Gjykata Speciale në komunën e Rahovecit është Isuf Gashi-Baca i cili do të intervistohet nesër me: 20.02.2019. Isuf Gashi ishte ushtar i celulave të para të UÇK-së, njeri ndër themeluesit e Shtabit Regjional në Drenoc të Rahovecit ku si rrjedhojë u formua edhe Brig.124, ”Gani Paçarizi ” e më vonë edhe Zona Operative e Pashtrikut. Është invalid i luftës i cili u plagos ŕëndë ne vitin 1998”, është bërë e ditur përmes një njoftimi të OVL UCK-së në Rahovec. Ata kanë shtuar se Gashi do t’i mbrojë vlerat e UÇK-së “Jemi të sigurt që ky do ti mbroj vlerat e luftës së UÇK-së në mënyrë dinjitoze dhe do ti ngrit vlerat e kësaj lufte edhe më lartë! Respekt pë bashkëluftëtarin Isuf Gashi dhe gjithë luftëtarët e lirisë.

Dhe krejt në fund, çka thot edhe Diana Rexhepi një ndër gazetaret e njohura në Kroaci:

“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar)”.

Është vrarë Krasniqi i gabuar!

Publikuar me: 8 Maj, 2016

Diana Rexhepi përgjigje ish zëdhënësit të UÇK-së, zotriut Jakup Krasniqi, lidhur me prononcimin e tij në SHQIPTARI.EU

“Në jetën time politike mbi dyzet vjeçare, i përjetova në forma të ndryshme sulmet e katër policive sekrete të nëntokës.

E para ishte UDB-a serbo/jugosllave. Arsyeja e të parës ishte pse u anëtarësova në organizata të fshehta për të vazhduar e përhapur idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e të Malit të Zi me Nënën Shqipëri”- Jakup Krasniqi.

Zotri Jakup Krasniqi, po thoni këtu që jeni antarësuar në organizata të fshehta për të hapur, vazhduar idenë e çlirimit e të bashkimit të shqiptarëve të Kosovës, Maqedonisë e Malit të Zi me nënën Shqipëri. A po e dëgjoni veten çka keni thënë këtu: Ide për bashkim. Fshehtë. Domethënë, fshehtë edhe prej Shqipërisë që doni me u bashku me atë shtet që e quajtët “nonë”.

Pastaj, zonja gazetare, vazhdon ”Zotri Jakup Krasniqi, a jeni në orë të poezisë apo keni mendu që luhet lojë virtuale? Ideja e partisë tuaj të fshehtë, më së shumti i ka konvenuar Serbisë, gjegjësisht Jugosllavisë”

Ne në redaksi të HRT shumë herë jemi djersit kur Ju dilshit në opinion me këso deklarata, thua se ishit faktor kyç botëror që mund të bënte çka të donte. Deklaratat e Juaja, zotëri Krasniqi, i kanë bërë dëm të madh imazhit të UÇK-së, që ne jemi munduar në HRT ti tregojmë botës që UÇK ishte një ushtri relevante, e përpiktë në qëllime dhe e aftë ta mbrojë Kosovën nga sulmet luftarake të ushtrisë dhe paramilitarëve serb.

E Ju, i veshur në uniformë të UÇK-së dinit para kamerave thuajse po xhirohet ndonjë film gjysmartistik dhe gjysmëhumoristik, me deklarata të Juaja që do të fshihen kufijtë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë, në mes të Kosovës dhe Maqedonisë, dhe në mes të Kosovës dhe Malit të Zi. Sa dëm i keni bërë imazhit të Kosovës dhe UÇK-së, me këto deklarata totalisht amatore t’Juaja është parë edhe më vonë.

Mos të kish qenë NATO në shumë oborre të shtëpive shqiptare në Kosovë asnjë pulë nuk kish mbet gjallë.

Ju thashë edhe njëherë që në redaksi të HRT shumë herë jemi djerist, ekipi i redaktorëve, dhe unë si gazetare dhe përkthyese e deklaratave tuaja pompoze.

Në fund me shumë keqardhje për Juve po e shkruj këtu komentin e një gazetari kroat, analisti politik, në ditë kur është vra Ministri i mbrojtjes Ahmet Krasniqi, citoj:

“Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar).

*****
(boss)

Burimi: http://www.shqiptari.eu/eshte-vrare-krasniqi-i-gabuar/.

Edhe Xhavit Haliti kështu do ti thonte kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë sipas Agim Mehmetit, në librin ”E vërteta për FARK-un (fq. 114, 115) ”Ahmeti në Tiranë kishte takua Xhavit Halitin për realizimin e marrëveshjes së Oslos. Xhaviti ishte përgjegjur se ata që tetë vite (1992-1998, shën. imi) gjenden në konspiracion (ligaletet),

A ka ma marre se të thuash kështu?

Kosova të çlirohet në ilegatitet, mësheftas dhe me (konspiracin) me shamia e qorape e pelena në fytyrë (faqe)?

Duket qesharake dhe komike por ato ditë ishin tragjike e këta soj sorollop na tregojnë prralla e cilit i vije radha përsërit ”Po shkoj me e mbrojt …. ”, po nga kush po e mbrojnë ”luftën” e Kosovën”

Kosova çlirohet kur këta ikun ose marrin denimet e merituara.

Kjo i ngjan deri diku parullës për Titon (”Pas Titos, Tito”, ”Tito hero, Kosova hero”, Tito kahraman, Kosova kahraman”. Dhe ne student, vitet 1978/1979, edhe kur shkonim aty … ku s`kishim qare thonim ”Për nder të Titos … ”.

Zotrinj, Kosova dhe lufta e saj, jo e juaja o ”komandantë”, ka qenë e popullit, ka qenë dhe ka mbetur e pastër por ju nuk keni qenë e as nuk jeni të jeni të pastër.

Kam vetëm një lujte o ”komamdantë”: Mos thoni po shkojmë me mbrojtë luftën se me këtë po tregoni se ju nuk keni luftua e na bëtë hor o hora.

U shërbeva nga fjalët e vetë ”komandantëve dhe të dy shkrimeve tjera, një shkr. I imi dhe një i Daiana Rexhepit, të cilën e falenderoj.

Një batutë (mahi, humor e pakëz satirë për juve ”komandantë” të leshit (Fatmirit, ish partiakët i thonin ”Kamnadant pamuki” për”komandantët”

”Vdekje fashizmit, me gjithë juve”

Vëllezërit apo baballarët e juaj ideologjokë, partizanët e Titos (shqiptarë) kishin pas shkua një natë te një plakë. Plaka e ngrat iu gatuan dhe iu kthen darkë me çka ka pas. Pasi han darkë partizanët fillojnë me luajt. Disa mesonin shkronjat e dy grupe të vogla partizanësh i luten plakës që edhe ajo të mësoj parullën ”Vdekje fashizmit e liri popullit”.

Partizanët pasi i përserisin si në kor ”Vdekje Fashizmit” e grupi tjetër përgjigjej ”Liri popullit”, i luten plakës që edhe ajo të thot bashkë me grupin e dyte ”Liri popullit” Dhe kur i erdhi radha plakës ajo në vend se të thot ”Liri popullit” ajo thot ”Me gjithë juve”!

 

Literatura ku u shërbeva:

Limaj: Jakup Krasniqi do ta mbrojë luftën e UÇK’së
 Jul 20, 2019

http://www.lajm.net/limaj-jakup-krasniqi-do-ta-mbroje-luften-e-uckse/

Haradinaj mbrohet në heshtje në Hagë: Po kthehem i gatshëm për zgjedhjet e reja

http://www.kosovapress.com/sq/lajme/haradinaj-mbroh-ne-heshtje-ne-hage-po-kthehem-i-gatshem-per-zgjedhjet-e-reja-219925/

Remi: Nuk kisha nevojë ta mbroj UÇK-në sepse UÇK-ja më mbrojti mua 15/01/2019 – 19:39

https://www.fokusi.info/remi-nuk-kisha-nevoje-ta-mbroj-uck-ne-sepse-uck-ja-me-mbrojti-mua/

Isuf Gashi, i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale

https://kallxo.com/isuf-gashi-i-ftuari-i-radhes-nga-gjykata-speciale/

Ubijen je pogrešni Krasniqi” (Është vrarë Krasniqi i gabuar).

*****
(boss)

Burimi: http://www.shqiptari.eu/eshte-vrare-krasniqi-i-gabuar/.

Dhe i fundit, shkrimi im i para 5 vjetëve.

Reagim! Katër musketarët e ”luftës”, ”betejave të lavdishme” dhe vrasjes së paqes Bota Press – 16/12/2014

http://botapress.info/reagim-kater-musketaret-e-luftes-betejave-te-lavdishme-dhe-vrasjes-se-paqes/

 

Sinan Kastrati, Sudi

Malmö. 29 korrik 2019