A mund të këtë ndryshime të reja me parti të vjetra?

15.01.2020 19:52:38
Nga Adem Bytyçi
Exprenca e Qeverisjës së vendit nga partitë të vjetra ka dëshmuar se ndryshimet në të mirën e vendit ose nuk kanë ekëzistuar fare ose kanë qenë tepër simbolike!
Nuk besoj të përseritet se cilat janë parti të vjetra dhe cilat janë ato të reja që e kanë dijen dhe energjnë për të nxjerrur vendin nga një gjendje e rëndë dhe totalisht e pa prespektivë!
Ani pse thash të mos përmenden se cilat janë partitë e vjetra dhe të konsumuara politikisht për të mos qenë në gjendje për t’i kontribuar vendit në përparimin dhe zhvillimin e tij, është sa e pa drejtë po aq edhe e pa mundur për shkak të rrethanave aktuale politike pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme dt.o6. tetor, 2019, të mos përmendët se njëra ndër partitë e vjetra dhe të konsumuara është LDK-ja,!
Fakti se ky subjekt politikë,  për shkak të postit të Presidentit të Republikës, të cilin e synon me çdo kusht, duke e lënë kaq gjatë vendin pa Qeveri,  për kundër insistimit të shtetëve mike të Kosovës që Qeveria të formohet sa më parë, duke e shpallur të përfunduar koalicionin e kësaj partie me Vetëvendosjen , Ldk-së , me të drejtë i jep epitetin e një partije të vjetër dhe të konsumuara politikisht në kuptimin e mungesës së energjisë dhe vullnetit për t’i kontribuar vendit në një përiudhë kur më se shumti i duhet ndryshimi!
Mbetet të shifet, por bazuar në luftën e gjatë dhe herë të pa kompromisë për poste nga këto dy subjekte LDK-së, dhe VV-së, gjatë arritjës së koalicionit për të qeverisur vendin, shumë vështirë të besohet se qeverisja e vendit nga këto dy subjekte politike do t’i sjellin ndryshime vendit për të cilat vendi ka nevojë më tepër se as një herë më parë ,për shkak të rrethanave egzistuese të mbrendshme dhe atyre ndërkombëtare në të cilat gjindet Kosova!