Pas vdekjes së Ibrahim Rugovës vdes dhe Kosova! Vdekja fillon dhe do të përfundoj me Hashim Thaqin

13.01.2020 14:36:50

Nga Ferderova Dauti

Pas shpalljes së pavarësisë së mbikqyrur të Kosovës ( 17 shkurt 2008) dhe pas vendimit të Gjykatës ndërkombëtare të Drejtësisë, me të cilin pavarësia e Kosovës shpallet e ligjshme (22 korrik 2010), në skenë del raport Dick Marty, me akuzat për krime lufte, me të akuzuarin kryesor Hashim Thaçin, Kryeministër i Kosovës, i cili merr dhe aprovimin nga Këshilli i Evropës (25 janar 2011).
Nga ky moment fillojnë të gjitha zhvillimet armiqësore ndaj Kosovës.
Akti i parë armiqësor: Aprovimi në Kuvendin e Kosovës i dialogimit të Statusit politik të Kosovës (10 mars 2011), sipas kërkesës së Serbisë, jo mes dy shteteve por mes Beogradit dhe Prishtinës.
Akti i dytë armiqësor: Fusnota (2 mars 2012), me të cilën Kosovës i merret e drejta e përfaqësimit si shtet.
Akti i tretë armiqësor: Aprovimi i Gjykatës speciale (3 ngushtë 2015) për gjykimin e Luftës Çlirimtare të Kosovës.
Akti i katërt armiqësor: Nënëshkrimi i Republikës serbe (25 ngusht 2015) me kompetenca mbi të gjitha resurset natyrore kryesore të vendit.
Akti i pestë armiqësor: Ratifikimi i kufirit me Maqedoninë (17 tetor 2009), kur Kosova humbë mbi 3000 hektarë territor dhe
Akti i gjashtë armiqësor: Ratifikimi i kufirit me Malin e Zi (21 mars 2018), kur Kosova humbë mbi 8000 hektarë territor.
Ndërkohë, Kosova nuk njihet nga asnjë vend tjeter në botë, humbë 16 njohje dhe vazhdon të humbë edhe të tjera, nuk pranohet nga organizatat ndërkombëtare dhe mbetet i vetmi vend i izoluar, me arsim, drejtësi dhe shëndetësi të degraduar, korruptuar dhe inkriminuar.
Aktorët e tradhtisë janë të gjitha parlamentet dhe qeveritë pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova (21 janar 2006), në ballë me përsonalitet në fotografi dhe qindra argatë sahanlëpirës të tyre!
Kjo është historia e vërtetë e zhvillimeve në këtë njëzetvjeçar të shekullit XXI në Kosovë dhe nëse vazhdon kështu, me heshjen mortore të shqipëfolësve, jo shumë largë, do të vie një ditë, kur këtyre, shqipfolësve, nuk do t’u mbetet gjë tjetër, veç të vazhdojnë me trimërinë në çifteli edhe për Kosovën, ngjashëm si për Toplicën dhe Çamerinë!
Anonim .