A po e kërcënon Dardan Molliqajn, vëllai i shefit të Departamentit të Operacioneve në Polici? (Foto)

17.04.2017 15:13:08

Xhavit Qalaj, vëllai i Rashit Qalajt, shefit të Departamentit të Operacioneve në Policinë e Kosovës i ka komentuar sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqajt në “Facebook”, duke i thënë se shpifësit do ta pësojnë herët apo vonë.

Ditë më parë, Molliqaj ka publikuar një skemë, e cila sipas tij dëshmon infiltrimin e krimit të organizuar brenda Policisë së Kosovës, në të cilën është përfshirë edhe shefi i Departametit të Operacioneve në Policinë e Kosovës, Rashit Qalaj.

Ndërsa, vëllai i Rashit Qelajt, Xhavit Qalaj i ka komentuar Molliqajt duke i thënë se po shpifë dhe se ai që shpifë do ta pësoj keq herët apo vonë.

 

Skema e prezantuar nga Dardan Molliqaj: