Dhurohen karroca invalidore për të sëmurët në Shtime

01.08.2016 09:49:03

Qendra për Integrimin dhe Rehabilitimin e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime ka fituar donacion nga Handikos, disa karroca invalidore. Këto karroca do të dhurohen sot duke filluar nga ora 11:00.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se kjo është hera e dytë që pacientët po pajisen me karroca invalidore nga Handikosi.

Nga kjo Qendër kanë falënderuar për këtë donacion, që sipas tyre tregon përkushtim dhe përkrahje.