Kryeministri viziton Plemetinin, përcjell nga afër punimet në ura

01.08.2016 09:47:34

Kanë filluar punimet e urave, të cilat do të lidhin fshatrat Hamidi dhe Plemetin në Komunën e Obiliqit.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se fillimin e punimeve të urave do ta përcjellë për së afërmi edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku dhe kryetarin e Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashin.

Kjo vizitë do të zhvillohet nga ora 11:00, në fshatin Plemetin.