Nga Rexhep Kastrati
Kadri Veseli ka shpërndarë një foto në të cilën shihet bashkë me presidetin Trump, e që nga portale të ndryshme u paraqit me pompozitet të madh. Natyrisht se për Kosovën është lajm i mirë kur kryetari i Kuvendit, apo ndonjë zyrtar tjetër shtetëror takohet me zyrtarë të lartë amerikanë, e në mënyrë të veçantë me presidentin e SHBA-ve, aq më tepër kur nga sorosistë të Kosovës dhe nga injorantë të ndryshëm presidenti Trump u pat paraqitur si pro serb dhe kundër shqiptar. Kuptohet se rrjeti medietik sorosian në Ballkan ka qenë në bashkërendim dhe vazhdon të jetë i tillë edhe sot e gjithë ditën kur bëhet fjalë për të ç’orientuar opinionin shqiptar, por nuk është vetëm rrejti medietik sorosian, por edhe rrjeti i medieve të kontrolluara nga strukura mafiozo-politike që kanë qenë dhe janë të bashkërenduara në luftën speciale dhe në ç’orientimin e opinionit shqiptar. Së këndejmi, edhe takimi i Kadri Veselit si kryetar i Kuvendit me presidentin Trump, ashtu sikurse deklaratat e sekretarit Matis dhe të ndonjë zyrtari tjetër amerikan lidhur me Kosovën, janë të rëndësishme për të qartësuar edhe një herë se politika amerikane ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar për të keq, si dhe faktin se presidenti Trump vlerëson lart miqësinë e veçantë që shqiptarët kanë me SHBA-të.
Mirëpo, duke marrë parasysh precedentin që e ka krijuar Edi Rama, që doli se ishin paguar 80 mijë dollarë për të bërë një foto me presidentin Obama, por edhe zërat e pakonfirmuar dhe të pamohuar se ambasadorja Çitaku kishte paguar për atë takimin “e rastësishëm” me presidentin Trump, shtrohet pyetja: a mos ka paguar Kadri Veseli për të bërë foto me presidentin Trump për qëllime të politikës së brendshme, përkatësisht për të mashtruar anëtarësinë e PDK-së, sidomos pjesën që e ka akuzuar atë dhe Hashim Thaçin se po i burgos komandantët e luftës? Ose: A mos vallë fotoja në fjalë është bërë si një moment kortuazie, kurse takimi nuk ka ndodhur fare? Në takime solemne e ka shumë burrështetas, diplomatë dhe personalitete të tjera të rëndësishme, është shumë e lehtë të bëhen foto me secilin personalitet, por kjo nuk do të thotë se mund të ketë pasur ndonjë takim zyrtar.
Aq më shumë kur të kihet parasysh fakti se Kadri Veseli ka qenë i ftuar nga Kongresi Amerikan në Lutjet e Mëngjesit, e jo nga administrata e presidentit Trump. E dihet se takimet e planifikuara përgaitetin e që më parë dhe në bazë të një axhende dhe protokolli të qartë. Prandaj, edhe po të ketë ndodhur një takim i tillë, mund të ketë qenë i rastësishëm në sallën ku janë mbajtur Lutjet e Mëngjesit, ose në korridoret e goditës. Këtë e konfirmon edhe pamja e Kadri Veselit që është një pamje e çuditshme si në mënyrën e shikimit, por edhe në mënyrën se si qesh. madje edhe presidenti Trump ka një pamje të njeriut që i bën qejfit të tjerëve për të bërë foto. Dhe foto të tilla, presidenti Trump mund të ketë bërë me shumë të tjerë.
Në një rast të tillë (që nuk do të doja të ishte i tillë), atëherë del se Kadri Veseli, sikurse Edi Rama me një foto me presidentin Obama, keqpërdor mirësjelljen, gjentilencën dhe vullnetin e mirë të presidentit Trump për qëllime të politikës së brendshme, përkatësisht për qëllime të marketingut politik personal. Dhe në kontekstin kur korpusi medietik është i kontrolluar, apo në funksion të vazhdueshëm të tij për qëllime edhe të marketingut politik, një foto të rastësishme, ta paraqesin si takim historik.







































