A u ndryshua marrëveshja e demarkacionit, reagon LDK

28.02.2018 22:16:04
LDK reagon ndaj AAK-së, pasi e akuzoi se e ndryshoi marrëveshjen për demarkacionin.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se nuk është ndryshuar marrëveshja, është po e njëjta e nënshkruar më 22 mars, transmeton lajmi.net.

“Sot në Kuvend e kam lexuar tekstualisht këtë marrëveshje dhe është aprovuar në Komisionin për Politike të Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e vërteton këtë. Kjo është e vërteta”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Shkrimi i plotë i Hotit:

Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 mars) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit.

Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.

Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e verteta.