Hoti: Kjo është e vërteta e marrëveshjes së miratuar në Komisionin Parlamentar për demarkacionin

28.02.2018 22:29:27

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, i është kundërpërgjigjur akuzave të Grupit Parlamentar të AAK-së, i cili ka akuzuar Komisionin për Punë të Jashtme, i cili drejtohet nga Vjosa Osmani, se ka ndryshuar marrëveshjen e demarkacionit të arritur mes liderëve politikë.

Hoti, përmes një postimi në Facebook,  ka thënë se këtë marrëveshje e ka lexuar tekstualisht dhe se është aprovuar në Komisionin për Punë të Jashtme.

Ai ka thënë se atë natë Haradinaj nuk ka dashur ta komentojë fare këtë çështje ndërsa të shtunën janë njoftuar se ai e ka pranuar marrëveshjen.

“Marrëveshja siç shihet ne foton ne vijim për nenin 3 te ligjit për demarkacion është arritur të enjten mbrëma (22 mars) me partitë e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vërtetojnë ketë të pranishmit në zyrën e kryetarit te Kuvendit”, ka shkruar Hoti.

Postimi i plotë i Hotit:

“Marrevshja sic shihet ne foton ne vijim per nenin 3 te ligjit per demarkacion eshte arritur te enjten mbrema (22 shkurt) me partite e koalicionit (PDK dhe Nisma). Le ta vertetojne kete te pranishmit ne zyren e kryetarit te Kuvendit. Marreveshja eshte shkruar ne zyren e tij.

Ate nate z.Haradinaj nuk deshironte te komunikonte fare. Te shtunen jemi njoftuar se ai e ka pranuar ate.

Sot ne Kuvend e kam lexuar tekstualisht kete marreveshje dhe eshte aprovuar ne Komisionin per Politike te Jashtme si amandament. Transkripti i Kuvendit e verteton kete. Kjo eshte e vërteta”, (sic.), ka shkruar Hoti.