Debati i paralajmëruar ndërmjet kandidatëve për kryeministër të Kosovës, në Klan Kosova, është anuluar për shkak të një vendimi të Komisionit të Pavarur të Mediave, njofton Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
“Cdo shpjegim tjetër i kundërshtarëve politik, është spekulim i pastër.
Ne e kuptojmë luftën politike, por kur ajo ndërtohet mbi bazën e gënjeshtarve është krejtësisht e papranueshme, dhe për qëllim ka manipulimin e e opinionit publik.
I nominuari për Kryeministër Ramush Haradinaj, është i vendour që të mos bjerë në kundërshtim me traditën e normativave dhe zgjedhjeve!”, thuhet në njoftimin e AAK-së.