Ekskluzive: Kadri Veseli fushatë zgjedhore në bibliotekën “Pjetër Bogdani” në Prishtinë (foto)

24.05.2017 13:14:49

Kadri Veseli  është parë sot në bibliotekën universitare “Pjetër Bogdani” në Prishtinë me të rinj duke zhvilluar fushatë zgjedhore, edhe pse me ligj është e ndaluar fushata në institucione shtetërore dhe publike.

Burime të fokusi.org nga vendi se ku po ndoh ky takim, bëjnë me dije se takimi ka filluar rreth orës 11.30, dhe përveçse është në kundërshtim me ligjin, është duke u zhvilluar në një kohë kur studentët janë duke lexuar dhe duke u përgatitur për provime, dhe që çdo aktivitet i këtillë, u pengon tepër shumë në procesin e studimit.

Sipas këtyre burimeve, Kadri Veseli ka premtuar se pas 11 qershorit do të jetë më i pranishëm në këtë bibliotekë, duke mos saktësuar se a do të jetë si kryetar i PDK-së, apo si lexues.

PDK edhe në zgjedhje të tjera ka bërë fushatë në institucione, ka ftuar në dreka dhe darka punonjës shtetërorë dhe publikë, e veçanërisht punonjës të arsimit, duke synuar kështu të nxisë ata të votojnë për këtë parti.