AAK-Mustafës: Nëse ne jemi fajtor për demarkacionin, kush është fajtor për murin në Mitrovicë

28.12.2016 15:51:49

Pasi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa tha se “për teke të individëve këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave”, opozita e cila ishte e vetmja që e kundërshtoi demarkacionin në kuvend tha, se ky dështim i referohet qeverisë.

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, i tha lajmi.net se qeveria po tenton ta hedh fajin te opozita, pasi dëshiron të del mirë para faktorit ndërkombëtar.

“Tash e 10 vite jemi duke dëgjuar prej zyrtareve, tash prej presidentit dhe kryeministrit se do të ketë liberalizim të vizave është shumë e pa kuptimtë pasi nuk është i vetmi kriter për viza demarkacioni, por është edhe luftimi i krimit dhe korrupsionit. Me këto deklarata po mundohen që paaftësinë e tyre të punojnë dhe të lobojnë tek faktori ndërkombëtar për me pas qaje dhe liberalizim të vizave të pa të hedhur fajin tek opozita, gjë që nuk është e vërtetë”, u shpreh ajo.

Sipas Kadriajt, nuk është e vërtetë që vizat nuk u liberalizuan për shkak të demarkacionin, por thotë se nëpër takime që kanë pasur në Bruksel dhe Strasburg u ishte thënë se nuk ishte lobuar sa duhet për liberalizim.

“Ne të gjithë kemi qasje tek faktori ndërkombëtar, kemi qenë në komisione parlamentare në Bruksel dhe në Strasburg dhe kemi takime të rregullta, nau është thënë se Kosova nuk ka lobu mjaftueshëm për liberalizim të vizave. Kriteri i demarkacionit ka qenë monitorues dhe jo kriter obligues, por vet Qeveria e Kosovës e ka bërë kriter obligues”, tha ajo për lajmi.net.

Ajo tha se opozita do ta votonte demarkacionin, por “por jo në formën që po kërkon Isa Mustafa”, pra ajo thotë se opozita nuk është fajtore për dështimet e qeverisë.

“Ne jemi që të ketë demarkacion, por jo në formën që po kërkon Isa Mustafa, pra nuk është fajtore opozita për të gjitha dështimet që po akuzohemi. Fajtor të vetëm janë për ato dështime është qeveria në krye me Isa Mustafën”, deklaroi Kadriaj.

Ndër tjera, deputetja e AAK-së tha se a duhet të jetë opozita fajtore për murin në Mitrovicë, për mos implementimin e marrëveshjeve të Brukselit apo për mos pranimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare.

“A është fajtore opozita që po ndërtohet muri dhe po e ndan Mitrovicën, a është fajtore opozita që nuk po implementohen marrëveshjet në Bruksel, nuk po i udhëheqë këto marrëveshje opozita por pozita.  A

është fajtore opozita që nuk po pranohet Kosova në organizata të ndryshme ndërkombëtarë? Jo. Qeveria është fajtori për të gjitha dështimet në vend”, tha në fund Kadriaj.