AAK: Rasti Haradinaj dhe treni, janë pjesë e të njëjtit skenar

14.01.2017 21:47:33

AAK thotë se provokimet e njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, janë rezultat i politikës nënshtruese të Qeverisë së Kosovës dhe qasjes së gabuar në bisedimet me Beogradin!

Reagimi i Qeverisë për këtë ngjarje ka qenë tepër i vonuar, thuhet në komunikatën e AAK-së.

Dy sulme të njëpasnjëshme të Serbisë ndaj Kosovës, brenda një kohe të shkurtër, fletarresti ndaj Haradinajt dhe “show me trenin”, janë pjesë e të njëjtit skenar që për qëllim ka destabilizimin e Kosovës dhe cenimin e lirisë së saj!

Kjo fushatë incidentesh e provokimesh të hapura të Serbisë ndaj Kosovës, duhet të marrë fund menjëherë dhe hapi i parë i Qeverisë së Kosovës, duhet të jetë ndalja e menjëhershme e bisedimeve me Serbinë dhe krijimi i strategjisë së përballjes me sulmet, tashmë të hapura të Serbisë kundër Kosovës, thuhet në fund të komunikatës.