Komisioni, dëshmon Rama: Marrëveshja me CEZ jo e paravendosur, rrezikonim kolapsin

29.12.2016 11:57:04
Albanian Prime Minister Edi Rama speaks during a press conference announcing the candidate status for Albania to the European Union in Tirana on June 24, 2014. Albania cleared the first hurdle on its long path to European Union membership on June 24, with the EU granting candidate status on the country's fourth try. Albania has failed to win the coveted status three times since 2009. AFP PHOTO / STRINGER (Photo credit should read STRINGER/AFP/Getty Images)

Kryeministri i vendit, Edi Rama ka qenë sot në komisionin hetimor për CEZ, të ngritur dhe drejtuar nga opozita për të dëshmuar lidhur me marrëveshjen me CEZ.

Në mbledhjen e drejtuar nga deputeti demokrat Edmond Spaho Rama tha se marrëveshja me CEZ nuk ishte e paravendosur ndërsa shtoi se sa i përket nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, mbështet  plotësisht atë që ka referuar në këtë komision ministri Gjiknuri dhe se nuk kishte asgjë për të shtuar.

I pyetur nga deputeti Eduard Shalsi për arsyet e një zgjidhjeje miqësore të marrëveshjes me CEZ, kryeministri i shpreh se ky opsion u imponua nga gjendja në të cilën ndodhje sistemi energjetik shqiptar në 2013 kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, kur humbjet në rrjet sipas tij ishin 50 për qind dhe vendi rrezikonte një kolaps energjetik.

“Vendosëm të bënim një zgjedhje të shpejtë për një situatë tërësisht të komplikuar humbjet ishin mbi 50 % situata financiare ishte ajo që ishte dhe u detyruam të thërrasim zjarrfikësit e FMN-së, dhe BB e FMN kërkonin me këmbëngulje një zgjidhje të shpejtë. Të gjithë rrethanat dhe arsyetimit privilegjonin zgjidhjen  me mirëkuptim.

Rrezikonim një kolaps energjetik e financiar, pa diskutuar faktin se nuk kishim asnjë shans të merrnim asnjë lloj investimi që i më pas i morëm falë kësaj zgjidhjeje”, tha Rama.

Duke folur për grupin negociator, Rama u shpreh se, “grupi negociator dhe i punës kanë trajtuar me kujdes me të madh të gjitha letrat, mendimet dhe kanë bërë më të mirën për vendin tonë. Pikëpamja prevaluese ishte zgjidhja miqësore e një konflikti ku Shqipëria nuk kishte asnjë shans të fitonte nëse do shkonte në rrugën e çelur nga pala tjetër e cila na kishte ftuar në arenë pasi iku me dhunë nga Shqipëria. Vendimi u mor nga i gjithë grupi që ishte ngarkuar të marrë vendimin”.

I pyetur nëse ka qenë kusht i zgjidhjes se marrëdhënies me CEZ statusi i vendit kandidat ne BE nga Çekia, Rama tha se, “Është e vërtetë dhe nuk mendoj që është diçka për t’u çuditur duke parë si funksionon BE dhe shtetet europaine që qeveria çeke ka pasur një pozicion shumë të ndjeshëm në raport me Shqipërinë për shkak të kësaj çështje. A do të qëndronte qeveria çeke në pozicionon bllokues sikur marrëveshja të mos ishte zgjidhur para votimit, këtë nuk e di. Por ekziston mundësia që qeveria çeke të përdorte veton. Kam informuar disa nga vendet kryesore anëtare duke e quajtur të papranueshëm presionin e qeverisë çeke. Ambasadores çeke i kam bërë të qartë që me presion jo ju, por bashkë po të bëheni të gjithë, nuk merrni asgjë”.