Kuvendi miraton plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Faljen Borxheve Publike

29.12.2016 11:53:10

Kuvendi i Kosovës ka votuar plotësimin dhe ndryshimin e projektligjit për faljen e borxheve publike.

Për plotësimin e këtij ligji votuan 67 deputet, 2 kundër dhe 2 abstenime.

Në seancën e së enjtes po ashtu është votuar edhe projektligji për parandalimin e dhunës në sport.

Ky projektligj mori 80 vota për dhe 2 abstenime.

Po ashtu është  miratuar edhe  Raporti i Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.03/L-163 për Minierat dhe Mineralet, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-158