Deputetet e PDK-së lëshojnë sallën e Kuvendit

29.12.2016 12:02:32

Deputetet e Partisë Demokratike të Kosovës, kanë lëshuar sallën e Kuvendit në shenjë proteste ndaj ofendimit të ministres së Drejtësisë, Dhurata Hoxha, që ditë më parë i bëri ish-Avokati i Popullit, tani anëtar i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi.

Kujtojmë se Kurteshi edhe sot ka vazhduar ofendimet e tij ndaj ministres Hoxha, duke e quajtur hienë.