AAK: Reagimi qytetar për Haradinajn, tregues se kjo s’ka të bëjë me drejtësinë

07.01.2017 15:38:07
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) konsideron se mbështetja popullore për Kryetarin e saj, Ramush Haradinajn, pozicionimi në krah të tij nga personalitete të rëndësishme nga vendi dhe bota, është mbështetje për Kosovën dhe të drejtën e saj, që ajo dhe qytetarët e saj të trajtohen me dinjitet dhe në përputhje me drejtësinë e jo me interesat politike.
Sipas tyre, reagimi qytetar e publik, në Kosovë, në Shqipëri, në Maqedoni dhe gjithandej në Diasporë, është  tregues i qartë se opinioni në vend dhe jasht tij, e ka kuptuar se mbajtja e Haradinajt në Francë nuk ka të bëjë asgjë me drejtësinë, sepse ai i ka spastruar punët me të dhe nga Drejtësia Ndërkombëtarë është shpallur i pafajshëm për të gjitha pretendimet e Serbisë.

AAK, është e bindur se kjo ngjarje me shije të hidhur do të marrë epilog shumë shpejt dhe Zoti Haradinaj do të vazhdojë aktivitetin e tij politik!

AAK, falëndëron të gjithë ata mijëra qytretarë e përsonalitete, që iu gjenden përkrah Haradinajt dhe AAK-së, në këto momente të pakëndshme.