AAK: Rrugët e Istogut mbushen me përkrahësit e Haradinajt

08.02.2021 19:52:37

Istogu sot i ka bërë një pritje madhështore kandidatit për president nga AAK, Ramush Haradinaj.

Çdo cep i rrugëve ishte i mbushur me përkrahës e tij, ku nuk i shihej fundi turmës së njerzëve.

Për këtë pritje madhështore, Haradinaj i ka falënderuar, të gjithë ata që e nderuan me këtë përkrahje aq të madhe.