AAK thotë se i është sulmuar faqja zyrtare

02.02.2017 10:01:26

Sipas AAK-së, janë publikuar dhjetëra materiale propagandistike në gjuhen serbe por edhe në gjuhe të tjera, të cilat atakojnë figurën e kryetarit te AAK-së,  Ramush Haradinajt.

“Mirëpo pavarësisht kësaj, ketë ndërhyrje flagrante e kriminale ne faqen e AAK-se dhe sulmet ndaj Haradinajt, i konsiderojmë grahma te fundit te njerëzve qarqeve te caktuara, kryesisht ne Serbi, te përfshira ne luftën speciale kundër Ramush Haradinajt dhe AAK-së”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

AAK-ja  konsideron se paralajmërimet se tashmë është demaskuar lufta speciale kundër Haradinajt dhe se farsa e sajuar gjyqësore kundër tij do të marrë fund brenda pak ditësh dhe ai do të kthehet në Kosovë, kanë mobilizuar gjithë establishmentin propagandistik antishqiptar, që ka kulmuar edhe me thyerjen e faqes se AAK-së.

Partia e Haradinajt ka theksuar se ekipet po punojnë në sanimin e faqes si dhe në hetimin se nga kush është thyer faqja zyrtare.