Marrëveshje ndërmjet MAPL-së dhe komunës së Gjakovës për ndërtimin dhe grumbullimin e pikave grumbulluese të mbeturinave

02.02.2017 10:22:19

Nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje e ka njoftuar zëvendësministri i MAPL-së, Bajram Gecaj, i cili bashkë me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari – Lila, e janë nënshkrues të saj për institucionet përkatëse.

“Nënshkruhet Marrëveshje Mirëkuptimi mes MAPL –së dhe komunës së Gjakovës për financimin e projektit “Ndërtimi dhe grumbullimi i pikave grumbulluese të mbeturinave“

Në kuadër të mbështetjes financiare për komunat, Ministria së e Administrimit të Pushtetit Lokal, do të vazhdojë nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit edhe me komunat tjera të Kosovës.

Projektet janë të orientuara në ndërtimin e infrastrukturës rrugore, ndriçimi publik, platformës për ofrimin e informacioneve mbi lokacionet turistike, shenjëzimin e shtigjeve dhe rrugëve malore, ndërtimin e fushave sportive, dhe projekte të tjera me interes për Komunat dhe qytetarët.” – thuhet në njoftimin e z. Gecaj.