AAK: Vendi i 21 për menaxhim nga 35 komunat tjera është i turpshëm për Pejën

14.09.2016 19:59:40

Konkludimin tonë si opozitë se Komuna e Pejës është duke u keq-qeverisur e tregoj edhe raporti zyrtar i Auditorit të Përgjithshëm  i titulluar “Përformanca Financiare dhe Shërbimet e Ofruara në Komuna në vitin 2015”. Ky raport ka krahasuar të dhënat e 35 Komunave në 7 fushat kryesore si dhe ka poentuar këto të dhëna në bazë të kritereve duke dhënë një pasqyrë të saktë të performacës së Komunave.

Raporti tregojë se:

Komuna e Pejës është e 21 nga 35 Komuna që ka Kosova sa i përket investimeve kapitale për vitin 2015, ngase ka shpenzuar vetëm 23% të buxhetit për investime kapitale që kanë pësuar rënje prej 9% nga 2014;

Sa i përketë mënyrës së shpenzimeve të të hyrave vetanake Peja zë vendin e 28 nga 35 Komuna të Kosovës, ngase ka bartur në vitin 2015 shumën prej mbi 1,2 milion euro dhe vetëm 46% i shpenzon për investime kapital;

Peja shpenzon më shumë se 32 Komuna të Kosovës në mallëra e shërbime. Vetëm 3 Komuna shpenzojnë më shumë se Peja në këtë kategori;

Vetëm 3 Komuna kanë shpenzuar më shumë se Peja në dreka zyrtare edhe Peja këtu zë vendin e 32 ngase ka shpenzuar mesatarisht mbi 100 euro në ditë për dreka të zyrtarëve;

Vendin e 32 ndër 35 Komuna të Kosovës Peja e ka edhe për shpenzime të telefonisë mobile;

Komuna e Pejës ka shpenzuar 15 litra derivate për 100 km duke qenë Komuna më së shumti shpenzime ndër të gjitha 35 Komunat e Kosovës, ndërsa që mesatarja e Komunave por e secilit qytetarë është 9 litra për 100 km. Mbushja e veturave private me derivate kinse për shfytëzim për punë publike ka sjellë këtë rezultat që është tregues i nivelit të keqëpërdorimit që i bëhet paras së qytetarëve të Pejës. ;

Peja ka angazhuar 67 persona në kontrata në vepër në vitin 2015 dhe vetëm edhe 3 Komuna kanë pasur më shumë të angazhuar se sa Peja. Kjo e dhënë tregon edhe paftyrësin e deklaratave të zyrtarëve të Komunës të cilët disa herë kanӕ deklaruar që kanë të angazhuar vetëm 25 persona në kontrat në vepër;

 

 

Në borxhe të papaguara që Komuna ka ndaj të tjerëve Peja është e 27 dhe vetëm edhe 8 Komuna kanë përformancë më të keqe se Peja e cila ka mbyllur vitin 2015 me mbi 800 mijë euro borxhe;

Vetëm 5 Komuna të tjera kanë përformancë më të keqe se Peja në mbledhjen e borxheve që kanë të tjerët ndaj Pejës;

Nga 22 Komuna që kanë ndarë subvencione për student Peja zë vendin e 15 pra vetëm 7 Komuna kanë treguar përformacë më të dobët se Peja;

E vetmi rezultat ndër këto 7 fushat kryesore të menaxhimit të Komunës e cila e futë Pejën ndër 10 Komunat më të mira është dhënja e lejeve të ndërtimit dhe këtu Peja ka dalë si Komuna e 8 në nivel vendi.

Në të gjitha këto rezultate dhe poentime që janë bërë në këtë raport në bazë të kriterëve dhe të dhënave të njejta që ka bërë auditori i përgjithshëm, ka dalë që Komuna e Pejës ka vendin e 21 nga 35 Komuna të Kosovës dhe më poshtë se Peja janë vetëm Komunat me numër të vogël të banorëve.

E fund çfarë mundemi tjetër të konstatojmë për këto rezultate të turpshme përveq që keqqevrisja dhe keqëpërdorimi i parasë publike kanë kapur Komunën e Pejës dhe buxhetin e saj. Të kesh përformacë të tillë ku Peja me gjithë intelektualët që ka, me rininë fantastike që kudo sjellë vetëm suksese, me shpirtin punëtorë e afaristë që kanë njerëzit e Pejës duhet vërtet të jesh krejtësisht i paaftë dhe krejtësisht i papërgjegjshëm. Kjo qeverisja do të mbahet mend si qeverisja më e dobët që ka pasur Peja kurdoherë dhe vërtet është fat që Peja vitin e ardhshëm do të lirohet nga këta njerëz që po e fundosin Pejën kudo poshtë në krahasim me Komunat tjera dhe nevojat e qytetarëve.

P.S. Të gjitha këto të dhëna janë në raportin “Përformanca Financiare dhe Shërbimet e Ofruara në Komuna në vitin 2015”, dhe mund të shihen nga secili në ëeb faqën e  Auditorit të Përgjithshëm tek rubrika publikime.