Sistemi financiar i Kosovës është i shëndoshë, likuid dhe stabil, thotë ministri Hoti

14.09.2016 20:09:40

Ministri i Financave, Avdullah Hoti në tryezën e “Stras” ka shprehur gjendjen e sistemit financiar në Kosovë në kontekst të sigurisë së depozitave. Në njoftimin e tij në facebook, ministri Hoti ka dhënë thekse të veçanta të sistemit financiar të Kosovës, ndër të cilat çështja e kredive dhe ajo depozitave, të cilat çështje karakterizohen me rritje të kredive e ulje të interesit bankar, përkatësisht me rritje të depozitave.

Ky është postimi i plotë i ministrit Hoti:

“Sot ne tryzen nga “Stras” diskutuam per sigurine e depozitave ne Kosove

Pas shume perpjekjeve, sot eshte ndertuar nje sistem financiar i shendoshe, likuid dhe stabil. Kjo i atribuohet politikave konservarive te Bankes Qendrore.

Kredite po rriten vazhdimisht dhe normat e interesit po bien.

Nderkaq depozitat po rriten dhe jane me te sigurta fale rolit qe po luan Fondi per Sigurine e Depozitave te Kosoves, qe mbulon afer 500 mil euro depozita. Sot kemi rreth 2.7 miliard euro depozita.

E them me kenaqesi qe gjate ketij mandati nuk eshte shfaqur asnjehere nevoja qe te mblidhet Komiteti per Stabilitet Financiar, pasi nuk kemi pasur asnje rast te jo stabilitetit financiar.

Qeveria dhe Ministria e Financave do te vazhdoje te mbeshtesin FSDK si dhe do te bashkepunoje ngushte ne Banken Qendrore ne koordinimin e politikave fiskale dhe atyre monetare.”

fb_img_1473875223701