Abazi: PDK ia ka hap vetes varrin me Gjykatën Speciale, ndaj koalicioni “PAN” është afatshkurtër (Video)

17.05.2017 22:08:29

Haki Abazi, Drejtori i Fondacionit ‘Rockefeller Brothers’ për Ballkanin Perëndimor, ka thënë se koalicioni PDK-AAK-NISMA (PAN) është “koalicion për tradhtinë e vendit”.

 

Ai ka thënë se e keqja më e madhe e këtij vendi është ish-kryetari i Kushtetueses, Enver Hasani, i cili me vendimet e tij e ka paralizuar vendin “e këtij i ka ndihmuar edhe deputetja e PDK-së, Flora Brovina”.

“Nëse nuk i kthehemi ligjit, kemi me pasë një Kosovë të shndërruar në katund të izoluar”, ka thënë ai, duke shtuar se koalicioni PAN është jetëshkurtër meqë “PDK ia ka hap vetes varrin me Gjykatën Speciale”!