Abdixhiku: Kushdo që refuzon hetimet nga “Scotland Yard”, nuk e do të vërtetën për Astrit Deharin

20.11.2016 19:51:23

Abdixhiku: Kushdo që refuzon hetimet nga “Scotland Yard”, nuk e do të vërtetën për Astrit Deharin

Analisti i njohur kosovar, Lumir Abdixhiku ka dalë kundër Lëvizjes Vetëvendosje dhe avokatit të familjes Dehari, Tomë Gashi, të cilët tash nuk duan që hetimin e vdekjes së Astrit Deharit ta bëjnë hetuesit dhe policia britanike.

“Kushdo që refuzon e kundërshton përfshirjen në hetime të policisë prestigjioze angleze “Scotland Yard”, kundërshton dhe nevojën për gjetjen e së vërtetës e bërjen e drejtësisë për Astritin. S’don as të vërtetë e as drejtësi; s’di çka don”, ka thënë Abdixhiku.

Sipas tij, hetim ndërkombëtar e i pavarur, mbetet kërkesa kryesore e shoqërisë civile e po besoj e secilit që don drejtësi.

“Përfshirja e “Scotland Yard”, si një ndër institucionet më kredibile në botë, e plotnon këtë kërkesë”, ka shkruar ai në fund.