FG i LDK-së mbajti kuvendet e degëve në Gjakovë, Klinë dhe Istog

20.11.2016 19:47:03

Të pranishëm në këto kuvende ishin : zonja Lirije Kajtazi , Kryetare e Forumit të Gruasë së LDK-së , Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryetari i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, z. Ismet Beqiri dhe deputeja e Kuvendit të Kosovës zonja Kimete Bytyqi.

Në këto kuvende fjalë përshëndetëse në emër të Kryeministrit dhe Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa , pati Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ismet Beqiri , i cili çmojë lartë kontributin e grave dhe angazhiminë e tyre në konsolidimin e organeve të partisë dhe ndërtimin e institucioneve të vendit. Me këtë rast ai përshëndeti punën e këtyre kuvendeve duke kurajuar zgjedhje të lira dhe demokratike.

Në këto kuvende u zgjodhën kryesitë e reja dhe delegatet për në Kuvendin e përgjithëshëm të Forumit të Gruasë së LDK-së që do të mbahet me 4 dhjetor 2016.
Kryetare FG të LDK-së e Degës në Istog u zgjodh znj. Zize Bujupi ekonomiste e diplomuar,
Kryetare FG të LDK-së e Degës në Gjakovë u zgjodh znj. Ardita Rizvanolli arkitekte e diplomuar dhe
Kryetare FG të LDK-së e Degës ne Klinë u zgjedh znj.Vezire Elshani prof.e Gjuhës shqipe.

ldkfg3

ldkfg4

ldkfg5

ldkfg2