ABDIXHIKU: LDK DO T`I KETË 40 DEPUTETË, PAS ZGJEDHJEVE TË ARDHSHME

03.04.2018 23:42:38

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se LDK do të ketë edhe më shumë deputetë në legjislaturën e ardhshme të vendit.

Abdixhiku ka thënë gjatë një paraqitjeje në televizionin T7, se LDK, pas zgjedhjeve të ardhshme, do t’i ketë 40 deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Deputeti i LDK’së ka thënë se partia e tij është e gatshme për zgjedhje, duke paralajmëruar se ato do të mbahen gjatë këtij viti