Lëvizja për Drejtësi alarmon për diskriminimin e thellë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanovc

11.10.2018 13:10:03

Lëvizja për Drejtësi, që doli pas mosmarëveshjeve brenda Partisë së Drejtësisë, dhe që udhëhiqet nga Sylejman Çekrezi, ka reaguar ashpër ndaj diskriminimit që po u bëhet shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, duke vënë në spikamë, vazhdimin e një diskriminimi të tillë, përkundër negociatave Prsihtinë – Beograd, dhe përkundër hapjes së çështjes së shkëmbimit apo korrigjimit të kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Në një komunikatë për medie, Lëvizja për Drejtësi, thekson se shqiptarët në Kosovën Lindore po diskirimonohen, edhe pse serbët në Kosovë gëzojnë të gjitha të drejtat, madje edhe të drejtën për dyshtetësi, ndërkohë që shqiptarëve në Kosovën Lindore jo që nuk u njihet dyshtetësia, por edhe u hiqet fare ajo.

Lëvizja për Drejtësi kritikon ashpër institucionet e Kosovës dhe të shtetit shqiptar për mosinteresimin e duhur për këtë pjesë të shqiptarëve, edhe psee kanë obligim kushtetues që të mbrojnë të drejtat e tyre.

Kjo është Komuniktata e plotë e Lëvizjes për Drejtësi:

Bisedimet e Kosovës me Serbinë në Bruksel nuk sollën rezultatet konkrete as teknike
e as politike. Në këtë drejtim gjatë bisedimeve në Bruksel temat për interes të banorëve të
Luginës (Kosovës Lindore) mbetën nën hijen e pazareve politike.
Edhe pse në këtë fazë të ashtuquajtur “Faza Finale” e bisedimeve, Lugina u aktualizua si
element ekulibrues, i cili u emërua herë si shkëmbim e herë si korrigjim, qytetarët e kësaj
zone vazhdojnë të diskriminohen në shumë fusha.
Në anën tjetër, Komuniteti serb në Republikën e Kosovës vazhdon t’i gëzojë të drejtat e
shumta, ku në këtë drejtim ata gëzojnë të drejtën që të pajisen me dokumentet identifikuese të të dy nënshtetësive.
Ndërsa, Serbia, shqiptarëve të Luginës ua merr nënshtetësinë. Serbia me vite është duke bërë spastrim në regjistrin civil të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës. Shqiptarëve që martohen apo punojnë në Kosovë ua fshijnë adresën e mëparshme. Kështu banorëve të Luginës u pamundësohet të nxjerrin dokumente në vendlindjet e tyre, si rrjedhojë, banorëve të Luginës që jetojnë në Kosovë nuk u jepet e drejta e votës gjatë zgjedhjeve në Serbi.
Republika e Shqipërisë të paktën në kushtetutën e saj e parasheh mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë jashtë kufijve të saj.
Tërë këto diskriminime vazhdojnë t’u bëhen shqiptarëve, falë pakujdesisë politike dhe
mungesës së vizionit kombëtar të institucioneve shqiptare.
Lëvizja për Drejtësi kërkon drejtësi për qytetarët e Kosovës Lindore.