“Ka ardhur koha që vallja me maska e Lulit të mbarojë. Lulzim Basha i ka frikë zgjedhjet sepse nuk i fiton dot” deklaroi kryeministri Edi Rama nga sheshi “Nënë Tereza’
Rama kaloi dhe kufirin e gjuhës normale kur iu drejtuar Kryetarit të PD-së: “Basha është një lider pa hallate që djeg mandatet për tu fshehur mes turmës.”.
Pjese nga deklarata e Rames:
Ne nuk kemi as mandat t’ju japim juve pushtet në tavolinë dhe as pushtet për të lënë rrugëve për hesapin tuaj por një ftesë unë e kam ende për ju.
Jeni ju që i keni rrokanisur kokën shqiptarëve dhe miqve ndërkombëtarë për reformën zgjedhore sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR dhe që keni mbajtur peng nuk e di sesa muaj Shqipërinë dhe të gjitha marrëdhëniet e ndërkombëtarëve me Shqipërinë për votimin elektronik.
Hajdeni, ulemi dhe ta miratojmë së bashku atë reformë, të biem dakord të eksperimentojmë po të doni në disa zona që në qershor, edhe votimin edhe numërimin elektronik dhe meqë e keni me shumë qejf ju temën e shitblerjes së votës jemi gati të miratojmë në Kuvend çdo masë të re ndëshkimore në Kodin Penal që mund të propozojë viktima e mirënjohur e shitblerjes së votave në Shqipëri, doktoresha e shkencave horoskopike, zonja Monika Kryemadhi. Pastaj ne e kalojmë vet në Kuvend me deputetët e rinj të partive tuaja, ata i kemi zgjedhur ju dhe jo ne.
Dhe duke u rënë atyre ditë natë, neve nuk na vjen keq për ata por ju thjesht tregoni fytyrën e vërtetë dhe nëse ju fitoni në zgjedhjet e 23 qershorit fitoni një bashki më shumë se ne, jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare që në vjeshtë.”






































