Avdullah Hoti shijoi specat e Rahovecit, iu dukën djegës

10.09.2016 23:01:05

Të shtunën e gjithë rruga e Krushës së Madhe në Rahovec, ishte mbushur me speca.

Kështu komuna e Rahovecit i mblodhi për të tretën herë me radhë fermerët për të promovuar  kulturat bujqësore  në “Festivalin e  Specit”.

Selami Hoti, kryetari i fshatit Krushë e Madhe që prinë me kultivimin e këtij perimi, pohon se bujqit kanë goxha vështirësi.

Pavarësisht se ky vit ishte shumë prodhues, fermerët po ankohen për çmimet shumë të ulëta të shitjes së produkteve që ata kultivojnë.

Kurse vizitorët që kishin ardhur enkas nga qytet të tjera po shprehen të kënaqur me produktet vendore.

I interesuar për produktet u pa edhe Ministri i Financave Avdullah Hoti,  si dhe deputetja e AAK-së Time Kadrijaj, të cilët pas vizitës që iu bënë produkteve, së bashku u ulën  në sofrën krushjane.

Por Hoti kur i shijoi e kishte një telashe te vogël, sepse specat ishin shumë djegës