Rritja e rasteve të infektimit, Hoti: Do jemi në çdo rrugë e lagje për t’u siguruar në zbatimin e masave

25.07.2020 18:59:12

Rritja enorme e rasteve me koronavirus në Kosovë, ka alarmuar institucionet e vendit.

Është kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ai që po paralajmëron se policia dhe inspekcioni do të jenë në çdo lagje, e rrugë të Kosovës për t’u siguruar që masat po zbatohen

Ai tutje ka shkruar se janë tri masa që duhet detyrimisht të zbatohen.

Postimi i plotë nga kryeminstri:

Do të marrim të gjitha masat e nevojshme për ta ruajtur jetën e qytetarëve.

Janë tri masa që duhet detyrimisht t’i zbatojmë të gjithë:
mbajtja e maskës,

distancës dhe
higjienës personale.

Do të jemi në terren, në rrugë, lagje e gjithkund, në çdo institucion, biznes, për t’u siguruar që të zbatohen me rigorozitet të gjitha masat që i kemi ndërmarrë.