Meta jep mesazhin e fortë krah ‘Skënderbeut’: Koha është tani! Shqiptarët duan që…

25.07.2020 19:09:36

Ndërsa poston foto nga sheshi Skënderbej, ku ishte i pranishëm një ditë më parë në ceremoninë e Ultramaratona 1, Presidenti Ilir Meta i është kthyer sërish sot mesazheve të forta politike.

Kreu i shtetit shkruan se Shqipëria është një vend i bekuar, por shqiptarët duhen dëgjuar.

“Shqipëria ka diell për të gjithë! ???? Është një vend i bekuar për të jetuar, por ka nevojë për procese të reja që u japin njerëzve shpresë për të ndërtuar këtu të ardhmen e tyre të sigurtë!

Shqiptarë duan që zëri i tyre të dëgjohet! Koha është tani! ??” -shkruan Meta