Abdulla Mehmeti: Bullgaria do që të përfshihet në çështjen e emrit të Maqedonisë!

15.02.2018 21:44:52

Analisti politik, Abdulla Mehmeti, ka paraqitur pretendimet e presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev, ndaj Maqedonisë në kontekst të çështjes së emrit që po negociohet ndërmjet Shkupit dhe Athinës.

Z. Mehmeti i është referuar një interviste për agjensinë BGNES (БГНЕС), në të cilën, veç tjerash ka shprehur qëndrimin sipas të cilit, emri i Maqedonisë duhet të zgjidhet në interes të tri shteteve: Maqedonisë, Bullgarisë e Greqisë, e që duhet të mos jetë ndonjë emërtim gjeografik që mund të cenojë Bullgarinë.

Pretendimi i presidentit bullgar, Radev lidhet me informacionet dhe gatishmërinë e kryeministrit Zoran Zaev se do të pranonte një emërtim gjeografik për shtetin që qeveris.

Ky ëshë postimi i plotë i z. Mehmeti:

JA ÇFARË KËRKON PALA BULLGARE NË LIDHJE ME KONTESTIN PËR EMRIN E MAQEDONISË

PRESIDENTI I BULLGARISË, RUMEN RADEV: Emri duhet të zgjidhjet në interes të tri shteteve

15.02.2018

Kontesti për emrin duhet të zgjidhet në interes të tri shteteve, Maqedoniasë, Greqisë dhe Bullgarisë, porosit presidenti bullgar Rumen Radev, para vizitës së tij të ditës së nesërme në Maqedoni.

Ai, në intervistën për Agjencinë BGNES (БГНЕС), deklaroi se për këtë qëllim organet e pushtetit bullar do të jenë në kontakt me ato të Maqedonisë. Në delgacionin bullgar të cilin do ta udhëheqë ditën e nesërme presidenti Radev gjatë vizitës në Maqedoni do të marrin pjesë edhe dy mitropolitë të Kishës ortodokse bullgare.

„Bullgaria përherë është angazhuar t’i ndihmojë Republikës së Maqedonisë dhe pjesë e kësaj ndihme është që ne të mos jemi pengesë, të mos e ngarkojmë situatën në lidhje me këtë kontest, i cili duhet të zgjidhet mes Maqedonisë dhe Greqisë. Në këtë pikëpamje, palët mund të llogaritin në ndihmën tonë. Por, unë besoj se ky kontest do të zgjidhet në atë mënyrë që të mos ndikojë në interesat e asnjërit nga këto tri shtete. Për ne kjo domethënë që, në emrin e ri të mos ketë përcaktim gjeografik që përmban pjesë të territorit të Bullgarisë. Për këtë qëllim do të jemi në kontakt me organet e pushtetit në Maqedoni që të gjindet një zgjidhje në formën më të mirë të mundshme“, ka deklaruar Rumen Radev para vizitës së nesërme në Maqedoni.