Deda: Detyra e vështirë që na pret është demarkacioni me Serbinë

15.02.2018 21:29:40

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Ilir Deda beson se demarkacioni i Kosovës me Malin e Zi do të zgjidhet gjatë këtij muaji.

Ai në emisionin “Debat D”, të RTV Dukagjini ka thënë se zgjidhja e demarkacionit të Kosovës me fqinjin perëndimor të saj, do të forcojë shtetësinë e Kosovës.

“Mali i Zi automatikisht do t’i dërgoj letër Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), ku do ta njoftojë që e ka caktuar vijën kufitare me Kosovën”, ka shtuar Deda.

Sipas tij, pjesë e vështirë do të jetë edhe demarkacioni i Kosovës me Serbinë, e i cili do të paraqitet në tri o katër vitet e ardhshme.