Abdullah Hoti:Qeveria e re që në javen e parë po tregon një sinjal i mirë i përkushtimit ndaj punës dhe partneritetit

13.06.2020 16:00:03

Kryeministri i Kosovës në një postim ne facebook  shkruan se  java e parë e punës në Zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte një sinjal i mirë i përkushtimit ndaj punës dhe partneritetit.

Për ma shumë  postiomi i plotë  në facebook nga  z. Abdullah Hoti

Java jonë e parë e shërbimit në Zyrat e Qeverisë së Republikës së Kosovës ishte një sinjal i qartë i përkushtimit, punës dhe partneritetit.
E kemi bërë publik projektin tonë për rimëkëmbje ekonomike, si dhe për luftimin e COVID-19.
Po ashtu, e kemi bërë publik para opinionit, partnerëve të koalicionit dhe atyre ndërkombëtarë platformën tonë për dialogun me Serbinë. I përkushtuar për konsensus politik, ftova miqësisht dhe institucionalisht opozitën. I falenderoj partnerët e koalicionit për përkushtimin në këtë proces dhe vullnetin e tyre për bashkërendim. Në anën tjetër, pres nga opozita mirëkuptim dhe gatishmëri për të diskutuar e bashkërenduar veprimet e qendrimet e shtetit të Kosovës lidhur me dialogun në të ardhmën.
Përkushtimi ynë për të promovuar subjektivitetin e vendit dhe për të ruajtuar integritetin e tij janë synime të përbashkëta që ndajmë edhe me miqtë tanë ndërkombëtarë.
Takimet me ambasadorët e Quintit si dhe bisedat telefonike konstruktive e të hapura me administratën Trump në Washington, me Brukselin, Berlinin e Parisin, ishin hapi i parë, por shumë i rëndësishëm, për të kthyer në normalitet mardhëniet tona të dëmtuara jo pak në të shkuarën e afërt.
Në ditët në vazhdim të gjithë do të shohim një energji të re të Qeverisë për të ndalur rënien ekonomike dhe për ta nxjerr atë në bregun e normalitetit dhe përparimit, një përkushtim për të promovur dhe monitoruar masat anti-COVID, të cilat janë jetike për mbrojtjen e shëndetit publik dhe ekonomisë, si dhe një vullnet për të ulur heshtat e luftës së pakuptimtë politike, e cila çdo ditë e më shumë po kthehet qëllim në vetvete e jo në mbrojte të interesit qytetar.
Qëllimi ynë është kthimi i NORMALITETIT dhe ZHVILLIMI. E për këtë na duhet shumë punë e përkushtim.