Po vazhdon debati i ashpër mes zyrtarëve të PDK-së dhe atyre të Vetëvendosjes.
Tahiri i ka thënë Krasniqit se nuk ka nevojë të mbajë burg për Molliqajn.
“Në mbrojtje të urdhërdhënësit të tij, tash paska dalë edhe zëdhënësi i terroristëve të Vetëvendosjes. Zëdhënësin e tyre e inkurajoj të dalë dhe t’u tregojë qytetarëve në emër të ekipit të atij aksioni terrorist, që Dardan Molliqaj ka qenë urdhërdhënësi i tyre dhe organizatori i atij sulmi. As ky dhe as ata të tjerët nuk kanë nevojë të mbajnë burgun për tutorin e tyre!”, ka shkruar Tahiri.